Kryeministri i Malit të Zi: Demarkacioni nuk na prish punët me Kosovën

Vizita e kryeministrit shqiptar Edi Rama në Mal të Zi, është konfirmim i qartë i marrëdhënieve të mira ndër fqinjësore, ka vlerësuar sot kryeministri malazias Dusko Markovic.


Kolegu i tij shqiptar ka thënë se në Mal të Zi ndihet si në Shqipëri.

Në konferencën për shtyp pas takimit, Markovic ka kumtuar se qeveritë e dy vendeve do të punojnë në avancimin e bashkëpunimit dhe paralajmëroi mbajtjen e takimit të përbashkët të dy qeverive në Shkodër në tetor.

Kryeministri Markovic ka falënderuar në përkrahje të Shqipërisë kur është fjala për rrugën euroatlantike të Malit të Zi, ka transmetuar RTCG.

Ai ka vlerësuar se Shqipëria dhe Mali i Zi duhet të forcojnë bashkëpunimin ekonomik dhe të tregtisë së jashtme. Markovic konsideron se ka hapësirë për bashkëpunim në sektorin energjetik, të trafikut dhe turizmit.

“Kemi konstatuar bashkëpunimin shumë të mirë të partive nacionale shqiptare me qeverinë aktuale”, ka kumtuar Markovic.

Kryeministri shqiptar Rama, ka thënë se mbledhja e përbashkët e paralajmëruar e dy vendeve paraqet cikël të ri të marrëdhënieve në mes të Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Sa i përket demarkacionit të kufirit në mes të Kosovës dhe Malit të Zi, Rama ka deklaruar:

“Si palë e tretë e cila nuk ka shumë lidhje, mund të them se i jam falënderues palës malaziase për kontributin e dhënë në zgjidhjen e kësaj çështjeje me shpresë se kjo do të jetë zgjidhje në mënyrën që i takon”, tha ai, përcjell gazetametro.net

Markovic, nga ana tjetër thotë se nuk do të cenojë marrëdhëniet e Kosovës dhe Malit të Zi.

“Fjala është për krijimin e kushteve politike në Kosovë. Mali i Zi nuk kërkon kushte të posaçme madje jemi të gatshëm edhe të bëjmë lëshime”, ka thënë ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme