Ambasada e SHBA-së: Sa më shpejtë të përpilohet statuti i Asociacionit

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, kërkon që sa më shpejtë të fillojë puna për përpilimin e statutit të Asociacionit të Komunave Serbe.

Zëdhënësja e Ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë, J. Michelle Schohn, është shprehur për arbresh.info se ambasada është në kontakt të vazhdueshëm me Qeverinë e Kosovës, përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, dhe të tjerët lidhur me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

“Ne besojmë se ka ardhur koha që të gjitha palët e interesuara të lënë anash kundërshtimet personale politike dhe të fillojnë punën në përpilimin e statutit sa më parë që është e mundshme, është shprehur Schon, për arbresh.info.

Sipas saj, ka ardhur koha që të ndërpritet zvarritja dhe që të shkohet përpara për hir të të gjithë qytetarëve të Kosovës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme