BAJRAMI: LISTA SERBE NUK VENDOS PËR DEMARKACIONIN

Shefja e Grupit Parlamentar të Nismës për Kosovën, Valdete Bajrami, kthimin e Listës Serbe nuk e sheh si vendimtare për ratifikimit e demarkacionit me Malin e Zi.

Marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi nuk mund të kalojë as pas kthimit të Listës Serbe në institucionet e Kosovës, kështu ka deklaruar Bajrami.

“Kthimi i Listës Serbe në Kuvend është bërë sigurt pas arritjes së ndonjë pazari në mes të PDK-së, LDK-së dhe Listës Serbe, por edhe mos të harrojmë se kjo Listë direktivat i merr direkt nga kryeministri i Serbisë”, ka thënë Bajrami

Ajo ka thënë për “Zërin” se vendimet për mbrojtje të territorit nuk do të jenë në duar të Listës Serbe, por të deputetëve shqiptarë, të cilët po e kundërshtojnë një marrëveshje që ia rrezikon Kosovës mbi 8000 hektarë tokë.

Çështja e demarkacionit është një temë që nuk po mund të kalohet assesi po thuajse qe dy vite. Ndërkohë Lista Serbë pas bojkotimit të Institucioneve të Kosovës është kthyer javë më parë, pas një bojkoti për gjashtë muaj./Insajderi.com

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme