Ndalohet në Itali, Ballist Morina

Ismail Morina i njohur me emrin Ballist Morina ka rënë sërish në pranga dhe është lënë i lirë brenda pak orësh. Por këtë herë jo në Shqipëri, por në Itali.

Ndalimi i Morinës erdhi pasi tentoi të përdorte një dron në një zonë të palejuar në Milano dhe në orar të papërshtatshëm, shkruan La Republica.

Karabinierët e ndaluan gjatë një kontrolli rutinë. Pas shoqërimit në polici, hetimet treguan se shqiptari ishte arrestuar më 7 tetor të vitit 2015 nga policia pasi është konsideruar përgjegjës për ngritjen e flamurit të Shqipërisë teknike në stadiumin e Beogradit gjatë ndeshjes së futbollit midis dy kombëtareve.

Morina është kapur në Monte Fasce, në Genova në një makinë, ku kishte edhe pajisjet e dronit. Në Itali droni është i ndaluar të përdoret në disa zona të caktuara si dhe jashtë orarit të përcaktuar, ashtu siç ishte duke bërë Ballist Morina. /b.l/noa.al/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme