Alarmante, depresioni shënon rritje për 37 përqind

Numri i personave me depresion është vazhdimisht në rritje në Maqedoni, respektivisht në bazë të statistikave të fundit të vitit 2015 numri i prekurve nga kjo sëmundje është rritur madje 37 %. Kështu thonë nga Instituti i Shëndetit publik duke nënvizuar se më të prekur nga kjo sëmundje janë adoleshentët dhe të rinjtë, gratë gjatë shtatzënisë dhe pas lindjes si dhe persona mbi moshën 60 vjeçare.

Në vitin 2010 numri i personave të trajtuar ka qenë 585 nga të cilët 196 meshkuj dhe 389 femra, ndërsa në vitin 2015 ky numër ka qenë 803 nga të cilët 257 meshkuj dhe 389 femra që paraqet një rritje prej 37 %. Shkalla e mobilitetit spitalor në vitin 2015 arrin 4 raste në 10 mijë banor – tha Shaban Memeti, drejtor i Institutit të Shëndetit Publik

Ndërkaq në Evropë, numri i të prekurve nga depresioni arrin shifrën 40 milionë persona. Profesori i Klinikës së psikiatrisë Antoni Novotni  tha se depresioni është sëmundje që shërohet dhe në momentin e paraqitjes së simptomave të para duhet të kërkuar ndihmë mjekësore.

40 milionë persona me depresion ka për momentin në Evropë.. Kjo sëmundje është shkaktar i vetëvrasjeve dhe gjithashtu është shkaku i vdekjeve të moshës prej 15 deri në 29 vjet. Kjo sëmundje por prek edhe të rinjtë tanë, pas aksidenteve në trafik kjo sëmundje është shkaktari i dytë i vdekjeve në botë. Çdo vit, rreth 128 mijë njerëz  në Evropë bëjnë vetëvrasje si shkak i depresionit – tha profesori Antoni Novotni.

Ndërkohë edhe disa nga qytetarët e anketuar për këtë temë pranojnë se gjatë jetës së tyre kanë përjetuar periudhë të depresionit. Madje, shumë prej tyre si shkak të depresionit përmendin kushtet e vështira për jetë në Maqedoni.

“Kam qenë disa herë si i ri. E kam kaluar me kohë, duhet vetëm qetësi dhe duhet t’ju ndihmohet personave me depresion sepse mund të ndodhë çdo gjë. Kjo ndodhë për shkak të problemeve familjare, me fëmijët problem. Gjendja momentale me krizën politike në Maqedoni, njerëzit nuk e dinë se çfarë do të ndodhë, çdo ditë janë në pritje, dëgjojmë gjëra të reja, njerëzit janë në depresion, nuk e din se çfarë do të ndodhë, kjo është shumë e rëndë”.

“Mua nuk më ka ndodhur, unë zakonisht jam person i lumtur, më ka ruajtur Zoti, nuk kam rënë në depresion. E rëndësishme është të mos bëhemi nervoz, të mos shpejtojmë, të ushqehemi mirë dhe shëndetshëm”.

“Për depresionin ka shumë shkaktarë, nëse do të filloj ti numëroj do ju marr shumë kohë. Papunësia e të rinjve, kjo më prek shumë. Fëmijët po ikin prej këtu. Kam vetëm një fëmijë dhe ai iku prej këtu, nuk mund ta shohë. E dëgjoj e shoh por nuk është këtu”.

Depresioni është sëmundje që karakterizohet më vuajtje afatgjate dhe humbje të interesit për aktivitete të çdo ditshme për një periudhë më të gjatë se dy javë. Pjesa më e madhe personave që vuajnë nga depresioni zakonisht i kanë këto simptoma: mungesa e energjisë, ndryshimi i oreksit, çrregullimi i gjumit, ankth, çrregullimi i përqendrimit, shqetësim, hezitim, ndjenjë e të qenit i pavlerë, fajtor ose pashpresë, mendime për lëndim të vetvetes ose për të kryer vetëvrasje.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme