Cilat nga 98 plazhet e Shqipëri janë të pastra

Agjencia e Mjedisit ka publikuar të dhënat zyrtare të analizave të ujit të kryera në 98 plazhe të Shqipërisë në vitin 2016.

Në bazë të rezultateve, Agjencia ka klasifikuar me ngjyrën blu plazhet me cilësi shumë të mirë, me ngjyrë të gjelbër plazhet me cilësi të mirë, me të verdhë plazhet me cilësi të mjaftueshme dhe me të kuq plazhet ku cilësia e ujit ka rezultuar e keqe.

Të gjithë plazhet e bregut të Velipojës, Shëngjinit, Tales e deri në Gjirin e Lalzit, siç transmeton Shqiptarja, rezultojnë me cilësi shumë të mirë ujërash.

Në të kundërt të viteve të shkuar, cilësia e ujit në plazhet e Durrësit deri në Divjake është përmirësuar dukshëm për vitin 2016 dhe ka rezultuar e shkëlqyer.

Përjashtim bën plazhi i njohur si Kompleksi Xhardino, i cili edhe këtë vit është klasifikuar me cilësi të dobët të ujërave.

Më pak cilësore rezultojnë plazhet e Vlorës. Plazhi i Marinës është etiketuar me të kuqe për shkak të cilësisë së keqe të ujërave. Pesë plazhe kanë rezultuar me cilësi të mirë, dhe 6 të tjerë me cilësi shumë të mirë.

Të gjithë plazhet e bregut të jugut, duke nisur nga Dhërmiu deri në Borsh kanë rezultuar me cilësi shumë të mirë ujërash.

Shumë e mirë paraqitet cilësia e ujërave edhe në plazhet e Sarandës, me përjashtim të plazhit të njohur si Kanali i Cukës, i cili edhe këtë vit paraqet nivele të larta ndotjeje.

Nga monitorimet e kryera në vite, rezulton se Plazhet e Velipojës, Shengjinit, Gjiri i Lalzit, Dhërmiut, Qeparoit, Borshit dhe Ksamilit, ndër vite janë plazhet me cilësinë më të mirë të ujrave të larjes në të gjithë bregdetin, ku 100% e rezultateve të tyre i përkasin Kategorisë A – Cilësi shumë e mirë e ujrave.

Sipas Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, faktori kryesor i ndotjes së ujërave bregdetarë të larjes, sipas Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, mbeten shkarkimet e ujërave urbane të pa trajtuara në ujërat pritëse bregdetare në mënyrë direkte dhe indirekte.

Mos funksionimi I Impianteve të Trajtimit të Ujërave urbane si në Vlorë, reflektohen në impaktin negative të ndotjes së ujërave dhe përkeqësimin e gjendjes së cilësisë së ujërave të larjes.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme