Deputeti i LSDM-së, Aleksandar Kiracoski gjatë seancës së sotme të Kuvendit, tha se nëse Trajko Velanovski punonte sipas Rregullores, atëherë kjo pikë e rendit të ditës do të kishte përfunduar dhe do të kishim zgjedhur kryetarin e Kuvendit.
“Për këtë shkak z. Veljanovski ose punoni në interes të qytetarëve ose lëshojeni atë karrige”, tha Kiracovski, njofton shenja.
Velanovski u kundërpërgjigj duke thënë se ai nuk ka të drejtë që të ndaloj të drejtën e fjalimeve deputetëve dhe ka theksuar se për të replikuar fjalimin e deputetit Kërsto Mukoski janë paraqitur 70 deputetë.
“Ndërsa për tu larguar nga kjo karrige duhet të pritni, këtë dëshirë nuk ua plotësojë, nuk jam ‘Baba Dimër’”, tha Velanovski.