As një gjurmë nga Sead Koçan

Gjykata Supreme akoma nuk ka caktuar mbledhje të përgjithshme ku do shqyrtohen kërkesat e dorëzuara nga prokuroria e Marko Zvërlevskit dhe nga Prokuroria Speciale.

Prokuroria publike kërkoi shfuqizimin e paraburgimit për biznesmenin Sead Koçan i cili gati një muaj është në arrati. Katica Janeva nga ana tjetër kërkoi tërheqjen e kërkesës së Zvërlevskit duke shpjeguar se vetëm ajo është kompetente për rastet që rrjedhin nga bisedat e përgjuara. Specialja kërkoi që kryetari i gjykatës Jovo Vangellovsi të largohet dhe të mos jetë pjesë e Këshillit i cili duhet të vendosë nëse Gjykata Penale dhe ajo e Apelit kanë vepruar në mënyrë korrekte kur i kanë shqiptuar paraburgim Sead Koçanit.

Ndryshe policia është në kërkim të Koçanit me një urdhër arresti ndërkombëtar. Ai dyshohet se me dokumente false ka marrë tender nga shteti në vlerë mbi 17 milionë euro.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme