Kjo është risia e radhës në WhatsApp

WhatsApp do të fillojë sistemin e pagesave mes miqve këtë vit, sipas një raporti të ri.

Ky aplikacion mesazhesh pritet që t’ua servojë këtë mundësi përdoruesve në Indi në gjashtë muajt e ardhshëm.

Kjo vjen pasi që në Indi është tregu i tyre më i madh, shkruan The Independent, transmeton Klan Kosova.

WhatsApp ende nuk i ka konfirmuar apo mohuar këto raporte, të cilat kanë ardhur gati menjëherë pasi që bashkë-themeluesi Brian Acton ka lënë të kuptohet se një këshilloj funksionaliteti mund të jetë në zhvillim e sipër.

“India është një vend i rëndësishëm për WhatsApp, dhe ne po e kuptojmë atë se si mund të kontribojmë në vizionin e Digital India”, kishte thënë ai në një deklaratë në TechCrunch.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme