10 çudira në lidhje me Norvegjinë

Çudira norvegjeze: Arsimi në përgjithësi, përfshi edhe atë universitar në Norvegji është falas, madje edhe për të huajt. Sipas Enciklopedisë Britanike, norvegjezët lexojnë më shumë se cilido popull tjetër i botës.

Emri Norvegji (Norway) do të thotë “Rruga drejt veriut”. Zyrtarisht njihet si Mbretëria e Norvegjisë. Pavarësinë vendi e fitoi nga Suedia në vitin 1905. Në Norvegji ndodhen 450 mijë liqene të mrekullueshme. Norvegjia përshkruhet shpesh si “Toka e Diellit të Mesnatës”, për shkak se gjatë muajve të verës, nga fundi i majit deri në fund të korrikut, dielli nuk perëndon pothuaj asnjëherë në zonat e vendit që ndodhen në Rrethin e Arktikut, ndërkohë që zona të tjera kanë 20 orë ditë. Megjithatë, në dimër është e kundërta.

Norvegjia është vendi ku deri para pak kohe ndodhej tuneli më i gjatë në botë, Laerdal, me një gjatësi 24.5 km dhe që tërheq shumë turistë. Është një autostradë me dy korsi e pandarë. Në një luginë malore sipër tij ndodhet një tunel i veçantë vetëm për ventilimin. Për të zvogëluar lodhjen mendore dhe klaustrofobinë, si dhe për të pasur pika kthimi mbrapsht, tuneli ka tre shpella të mëdha me dritë blu ose të gjelbër. Ai u ndërtua nga viti 1995 deri në 2000 mes Oslos dhe Bergenit.

Norvegjia ka gjithashtu tunelin më të thellë nënujor të botës, në një thellësi 287 metra.

Norvegjia ka votuar disa herë kundër anëtarësimit në BE, por ka implementuar më shumë direktiva të BE-së, se sa çdo shtet anëtar i BE.

Dihet që Norvegjia është një nga vendet më të zhvilluara dhe me mirëqenien më të lartë në botë. Por çudirat në këtë vend nuk kanë të mbaruar. Duke parë galerinë që kemi përgatitur do të njiheni me disa prej tyre.

  • Në Norvegji është e ndaluar të kapësh macet nga qafa. Nëse e bëni një gjë të tillë, gjobiteni

Në Norvegji ekziston një qytet me emrin “Hell”, që në anglisht ka kuptimin “ferr”

  • Norvegjezët janë ata që i mësuan japonezët në vitet ’80 si të bëjnë sushi me salmon

Striptiz (striptease) në Norvegji pranohet si art dhe një profesion i tatueshëm

Në qoftë se ju botoni një libër në Norvegji, qeveria të blen 1 000 kopje për t’ua shpërndarë bibliotekave në të gjithë vendin

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme