Tetë persona, prej të cilëve shumica policë të armatosur civil, mbrëmë vonë fizikisht e kanë sulmuar deputetin e LSDM-së, Maksim Dimitrievski nga Kumanova, njofton Plusinfo. Dimitrievski ka marrë vetëm lëndime të vogla në dorë. Rasti është paraqitur në polici.
Ngjarja ka ndodhur në kafenë “Palas” në Kumanovë, ku Dimitrievski ka pasur festë familjare, me miqtë dhe familjarët. Tetë sulmuesit, nën ndikim të alkoolit, fillimisht me fjalë e kanë provokuar deputetin Dimitrievski, ndërkaq më pas janë gjuajtur edhe fizikisht që të përballen me të. Ai nuk ka mundur të mbrohet, pas së cilës ka ardhur sigurimi dhe në lokal është bërë kaos. Në tok kanë rënë pistoleta nga policët civil.
“U përpoqa të tërhiqem, të mos u përgjigjem provokacioneve, por patjetër u desh ta mbrojë veten dhe bashkëshorten time, të cilës ia kemi festuar mbrëmë ditëlindjen. Sulmuesit nuk i di. Mbrëmë policët më thanë se personat e armatosur kanë qenë policë me rroba civile. Ishin të paturpshëm dhe të dhunshëm, e përmendën VMRO-në dhe mundej të bëhej sherr i madh”, sqaroi deputeti Dimitrievski.
Në vendin e ngjarjes ka qenë e ftuar policia, pasi që sulmuesit e kanë pritur deputetin përpara kafenesë, që ta mbarojnë përleshjen.
“Sipas të gjitha gjasave, qëllimin e kanë pasur që të përleshen me mua dhe mendoj se nuk do të ndalen. Frikësohem se policia do t’i mbrojë dhe do të shpik përralla se janë rrahur dy grupe në kafene. Kjo është e tmerrshme”, thotë Dimitrievski.