Assad: S’ka tjetër zgjidhje pos fitores

Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, ka thënë se nuk ka ndonjë opsion tjetër përveç fitores në luftën civile në Siri, në një intervistë të publikuar sot, duke thënë se qeveria e tij nuk ka mundur të arrijë rezultate me grupet opozitare gjatë bisedimeve të fundit për paqe.

Intervista me gazetën kroate “Vecernij List” duket se u krye para se presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ta akuzonte Assadin, duke thënë se e ka kaluar çdo kufi me sulmin me gaz helmues të martën, transmeton Express.

Assad s’u pyet rreth sulmit kimik në veriperëndim të qytetit sirian, Khan Sheikhoun, sipas tekstit të publikuar në gjuhën angleze në televizionin shtetëror sirian, SANA. Qeveria e Assadit e ka mohuar se ka kryer sulm kimik.

Por, Assad ka insistuar se vetëm fitorja është opsion në luftën civile që e ka shkatërruar vendin tash e gjashtë vite.

“Siç kam thënë edhe kohë më parë, ne mbajmë shpresë të madhe e cila veçse po rritet; kjo shpresë është ndërtuar në vetëbesim, sepse pa vetëbesim nuk do të kishte shpresë. Në çfarëdo rasti, ne nuk kemi opsion tjetër përveç fitores,” ka thënë Assad.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme