Policia ndal Vetëvendosjen në Mitrovicë, përdoret dhuna (Video)

26 Gusht 2016 • 12:29 • Sakte.net

Lëvizja Vetëvendosje kishte parashikuar një aksion në Mitrovicë. Mirëpo ai u bë i pamundur pasi që policia e Kosovës ka reaguar menjëherë. Nuk është kursyer as përdorimi i forcës për të shpërndarë masën.

Vetëvendosje ndërkohë përmes një komunikate e ka shpejguar situatën.

“Sot aktivistët e VETËVENDOSJE!-s tentuan të vendosin pranë shtëpisë së Kadri Veselit, një pano në të cilën shkruante “Veriu nuk ndahet, perëndimi nuk falet!”.

Policia e kontrolluar nga klani pronto, intervenoi brutalisht ndaj aktivistëve tanë duke dëshmuar edhe njëherë që prioriteti i sistemit tonë shtetëror është mbrojtja e pronave private të kokave të krimit, Kadri Veselit e Hashim Thaçit.

Njëri nga aktivistët pjesëmarrës, Musa Ajeti, është lënduar nga policia dhe ka humbur vetëdijen”, thuhet në komunikatën e Vetëvendosjes.

Shikoni videon më poshtë:

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme