Dosja e Shefave XX: Urdhri i Grabovcit – puna duhet të kryhet bindshëm

Katër biseda të reja telefonike të Adem Grabovcit që sjell Insajderi në pjesën e XX-të të Dosjes së Shefave, zbulojnë servilizmin e një doktori për t’i shërbyer shefit kurdo dhe në çdo kohë. Bisedat dëshmojnë ndikimin e Grabovcit edhe në shëndetësi, e institucione tjera. Ai, zgjedh njerëzit e vetë për ta mundur Ilir Tolajn, një ish-sekretar të Ministrisë së Shëndetësisë. Grabovci thoshte se puna ka hyrë me inati dhe duhet të kryhet bindshëm.

Një doktor i ishte betuar Adem Grabovcit, që do t’i kryente të gjitha obligimet që ia ngarkonte ai.

Doktori, i paidentifikuar ishte caktuar nga Grabovci si kryesues i një komisioni për zgjedhjen e një zyrtari të lartë shtetëror.

Grabovci, kërkonte që njeriu i tij të fitonte bindshëm sepse siç thoshte ai, “puna është me inati me Ilir Tolajn”.

Në një bisedë telefonike mes Grabovcit dhe këtij doktori, dëshmohet se ai kishte qenë edhe në komisione tjera. Por, në një rast, ministri e kishte hequr për shkak të konfliktit.

Kësaj radhe, zotohej se nëse Grabovci e vendoste në krye të komisionit, atëherë do të kryente punë. Ky doktor, kishte kërkuar që pos Ilhami Gashit, ta kishte në komision edhe Arben Çitakun, i cili aktualisht është sekretar në Ministrinë e Ambientit.

Ndërkohë, anëtarë tjerë ishin caktuar Isuf Dedushaj dhe Ramush Beiqi. Me Dedushajn nuk kishin asnjë problem, derisa për Beiqin garantonte ky doktor se do ta bindte të mos dilte kundër.

Në një bisedë tjetër në mes të Grabovcit dhe Ilhami Gashit, flasin për sistemimin e Ganimete Rifajt.

Grabovci, e porosit Gashin , ish-sekretar i Ministrisë së Punëve të Brendshme që vendosej në krye të shumë komisioneve, që ta ketë parasysh Ganimete Rifaj. Për këtë do të bisedonin detaljisht kur të takoheshin, pas një takimi që do ta kryente Grabovci me Ambasadën Amerikane.

Gjatë bisedave telefonike, Grabovci i garantonte një personi që do të sistemohej në një institucion, por jo në pozitën që donte kandidati. Arsyeja pse nuk mund të ndodhte kjo, ishte mungesa e certifikimit për kontabilitet. Megjithatë, Grabovci e garantonte se do të sistemohej po në atë institucion.

Në fillim të bisedës së parë, doktori i tregon Grabovcit se po e shikonte Shaip Mujën në një debat me Rexhep Selimin. Doktori i thoshte se Muja e kishte qitë prej sistemi, Selimin. Grabovci, i tregon doktorit se ia kishte dhënë disa dokumente Mujës për këtë debat.

Ata, kalojnë drejtë në temën e krijimit të komisionit. Biseda zbulon se bëhej fjalë për një institucion që kishte të bënte me shëndetësi.

“A ki drejtë…, me kanë prapë aty ku…, ku je kanë”, interesohet Grabovci, teksa doktori i thotë se me dashtë ministri e vendos.

“Paj, vallahin, me dashtë, me dashtë, ai ministri m’qet, se kit herën e dytë, osht anulu me vendim tinaj, për shkak t’konflikti edhe… Edhe personat, konfliktuoz, a din n’qit rastin e dytë, kur kem, u ka… A din kishe, jon kanë Iliri edhe ai Nazi”, thotë doktori.

“Po…, e tash unë e kom lujt ni rol shumë amortizues aty, a din shumë konstruktiv…  Ai, me dasht për hir t’përvojes, e t’konstruktivitetit, e sene, munet mem qit aty”, shpjegon doktori.

“Atëherë, po dufka me shku ti… Ilhamia… Edhe njo tjetër, kon ta kish marr menja”, e pyet Grabobvci. Doktori e kërkon Arben Çitakun.

“Atëherë ti e din edhe… ti mu bo kryesues… Për… përderisa, përderisa, ka propozu, Isufin, Dedushin… Atëherë, ki drejt edhe ti”, shton shefi.

“Po se Isufin, e kom pas edhe dy herë tjera… Kom drejt lirisht, se unë jom ka…, unë jon kanë në konsultime konstruktive që e kom amortizua, atë fërkim aty…, a pe din”, e pyet doktori, shefin.

“U bo pra atëherë, pot… Po, po…, për atë arsye, qashtu po ja bajmë”, shton Grabobci.

“Jo valla, bonum shlirë, se unë pa e kry se la”, zotohet doktori.

Grabovci i tregon për Ramush Beiqin që ishte caktuar nga dikush tjetër. Kërkonte që të bindej që edhe ai të mos votonte ndryshe nga doktori, Ilhami Gashi e Arben Çitaku.

“Po, Ramush Beiqi oshtë kardiolog, pediatër… Njihna me Ramushin, muj me kthye pozitiv, Ramushin”, thotë doktori.

“Munesh me kthy a? Bravo”, e lavdëron Grabovci.

“Muj me kthy, po besoj që muj, 99 për qind, muj”, garanton doktori. E, Grabovci i thotë se ka hy puna me inat, me Ilirin.

“Ti e din tashti, aty ka hi puna mo me inati, me Ilirin… Aty din me çdo kusht… duhet, duhet bindshëm, bindshëm me ec”, i thotë Grabovci.

“Unë, jom n’shërbim, t’asaj pune pa problem”, rikonfirmon doktori.

Insajderi sjell katër biseda të reja në pjesën e XX-të të Dosjes së Shefave.

 

Biseda e parë

X: Mirëmrama, shef.

Grabovci: Ku je, doktorr?

X: Vallahin, qe n’shpi qitu.

Grabovci: Çka ki…, ça i ki puntë?

X: Qe mirë, jom tu e kqyr ni debat, t’Shaipit me Rexhep Selimin.

Grabovci: Hë…, qysh osht ka shkon Shaipi.

X: Jo, mirë vallahi.

Grabovci: Ja kom dhanë do dokumenta do sene, se di a…

X: Jo, vallahi, jo vallahi mirë osht, bash bash mirë bile.

Grabovci: E, bravo, pom gzon.

X: Jo, jo mirë o, e ka, e ka qit prej sistemit, Rexhepin fort, Rexhën…

Grabovci: Eh…, shumë mirë.

X: Edhe e ka bo nervoz edhe Shaipi kshtu, mirë po mahet, jo për kto sene o kopil osht ai. Qysh t’kom ty?

Grabovci: Mirë, mirë.

X: Qysh kalove?

Grabovci: Nuk, o keq.

X: Unë, veç thash t’lajmroj sot, se për qita t’thirra, për qato dyja i kom marr vendimin…

Grabovci: Po, po kem bisedu me Beqën.

X: Eh…, mirë o.

Grabovci: Po, kshtu deshta edhe për dikun tjetër me t’vetë.

X: Hajde urno!

Grabovci: A ki drejtë, a ki drejtë…, me kon prapë aty ku…, ku je kon?

X: Paj, vallahin, me dashtë, me dashtë, ai ministri m’qet, se kit herën e dytë, osht anulu me vendim tinaj, për shkak t’konflikti edhe…

Grabovci: Ëhë…

X: Edhe personat, konfliktuoz, a din n’qit rastin e dytë, kur kem, u ka…

Grabovci: Ëhë…

X: A din kishe, jon kon Iliri edhe ai Nazi.

Grabovci: Po, po…, qashtu o.

X: Po…, e tash unë e kom lujt ni rol shumë amortizues aty, a din shumë konstruktiv.

Grabovci: Aha…

X: Ai, me dasht për hir t’përvojes, e t’konstruktivitetit, e sene, munet mem qit aty.

Grabovci: Atëherë, po dufka me shku ti.

X: Po.

Grabovci: Ilhamia.

X: Po.

Grabovci: Edhe njo tjetër, kon ta kish marr menja?

X: Ëh…, njo tjetër…, kon…?

Grabovci: Që munesh ti qind për qind me me… me bo.

X: Qind…, Arbenin, për shembull me ma bo.

Grabovci: Arbenin…, po thu a?

X: Çitakun, po pa problem, po.

Grabovci: Atëherë ti e din edhe… ti mu bo kryesues.

X: Hiç, s’ka problem.

Grabovci: Për… përderisa, përderisa, ka propozu, Isufin, Dedushin.

X: Po?

Grabovci: Atëherë, ki drejt edhe ti.

X: A…, po se Isufin, e kom pas edhe dy herë tjera.

Grabovci: Po de.

X: Ja…, kom drejt lirisht, se unë jom ko…, unë jo kon në konsultime konstruktivi që e kom amortizua, atë, atë  fërkim aty…, a pe din?

Grabovci: U bo pra atëherë, po t’… Po, po…, për atë arsye, qashtu po ja bajmë.

X: Jo valla, bonum shlir, se unë pa e kry se la.

Grabovci: Eh…, e di se e kryen.

X: Hehehe…, u bo shef, u bo.

Grabovci: Edhe nifarë, Ramush, Ramush Ramush, Beiqi, e kish ai edhe Isuf Dedushin.

X: Po, Ramush Beiqi është kardiolog, pediatër, është…, është, pediatër kshtu…, po.

Grabovci: Po, po…

X: Njihna me Ramushin, muj me…

Grabovci: A njihesh, ti..?

X: Muj me kthye pozitiv, Ramushin.

Grabovci: Munesh me kthy a? Bravo.

X: Muj me kthy, po besoj që muj, 99 për qind, muj.

Grabovci: Ti e din tashti, aty ka hi puna mo me inati, me Ilirin.

X: Po, po… e kjartë, e kjartë, jo po unë për qita kom pas qef me…

Grabovci: Aty din me çdo kusht… duhet, duhet bindshëm, bindshëm me ec.

X: Unë, jom n’shërbim, t’asaj pune pa problem.

Grabovci: U bo, faleminderit shumë, unë pi thom atina e…

X: Hiç s’ka problem, ani shef., hiç…

Grabovci: Okej, okej, shoqi.

X: Hajt, se nihemi, hajde çdo t’mirë, tung.

Grabovci: Çao, Çao.

X: Tung, tung.

 

Biseda e dytë

Gashi: Urnoni, kryetar, i kryetarëve.

Grabovci: Zoti, sekretar, ç’kemi?

Gashi: Urnoni kryetar.

Grabovci: Qysh e ke disponimin?

Gashi: Relativisht.

Grabovci: A.. qysh e ke punën me kohë?

Gashi: Relativisht, mirë.

Grabovci: Unë, n’ora 11, e kom Ambasadën Amerikane.

Gashi: Mirë.

Grabovci: Tash, n’daq para 11-ve, që e lam dje, n’daq…

Gashi: Po?

Grabovci: N’daq, mas 11.

Gashi: Te ti n’zyrë, a po?

Grabovci: Po de.

Gashi: Ani, u bo.

Grabovci: E nëse, del atëherë, a munesh para 11 me dal, sa osht ora qitash?

Gashi: Po, po dal, para… qitash po nisna edhe pak.

Grabovci: Pesëmdhetë nimdhetë, e atëherë pe lom masi te kryj, këtë takimin me Ambasadën.

Gashi: Kryje pra.

Grabovci: Edhe, Ganimete Rifaj.

Gashi: Po?

Grabovci: Kqyr, kima parasysh.

Gashi: Po.

Grabovci: Kur, kur t’vish tani e bisedojmë bashkë… Te ti.

Gashi: Hajde, u bo u bo, për t’mirë.

Grabovci: Hajt, shoqi, hajt hajt.

 

Biseda e tretë

Grabovci: Po dajë?

X: Dajë?

Grabovci: Po?

X: Harrova, harrova, Sejdi Hoxhën, qatu ku osht, edhe…

Grabovci: A… s’diskutohet ajo o dajë.

X: Hahaha…, jo jo e kom bo llaf  edhe me atë shoqin që të thash atëherë.

Grabovci: Jo, jo s’diskutohet…

X: Bile ai, bile ai, ai shoqi tha sikur ti, tha ky ka qenë edhe përr (nuk kuptohet) tha me kanë me çu…

Grabovci: Po.

X: Ai thotë, qaty ku jom kanë hiq…

Grabovci: Jo, jo, s’diskutohet, kom bisedu unë me Sejden.

 

Biseda e katërt

Shkelzeni: Allo.

Grabovci: Alo.

Shkelzeni: Alo, mirëdita, axhi Adem qysh je?

Grabovci: Mirë, Shkelzen.

Shkelzeni: A jeni mirë? A je lodh hiç?

Grabovci: Jo, kapak.

Shkelzeni: Qysh po t’shkojnë, puntë mirë?

Grabovci: Mirë, mirë.

Shkelzeni: Ça ka tre diçka?

Grabovci: Hiç, kurgjo niherë.

Shkelzeni: Jo, a?

Grabovci: Kurgjo, t’kqyrum tash aty, qysh na shkon, qysh na shkon, niher ka kohë.

Shkezeni: Për qatu s’ka kurgjo a? Për qatë pozitë a?

Grabovci: E… kqyrum se atë pozitë mas pari, s’i plotëson kushtet për ata.

Shkelzeni: Po?

Grabovci: Tani, duhet me kon, me kon i çertifikum.

Shkelzeni: Aha…

Grabovci: Për kontabilitet, ti i din ato procedura që…

Shkelzeni: Po, po i di.

Grabovci: Eh…, megjithse, ajo çka osht e rëndësishme ti sitemohesh aty.

Shkelzeni: Edhe niher, se s’t’ndëgjova mirë.

Grabovci: Ça osht e rëndësishme ti sistemohesh.

Shkelzeni: Aha, qajo me rëndësi, e a po… çka than ata a po bin masnej naj konkurs, ma frik ose…

Grabovci: Ti tash veç rri, n’dëgjohum na kohë pas kohe, qashtu qysh… se jon aty t’u kry kto…

Shkelzeni: Aha…

Grabovci: Çka duhet mu kry.

Shkelzeni: N’rregull, axhi Adem, m’fal nëse t’pengova.

Grabovci: U bo, hajt hajt.

Shkelzeni: Tung, tung./Insajderi.com

(Në transkriptim të bisedave mund të ketë lëshime të vogla teknike).

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme