Sikur dhe Rusia, Irani, aleat i regjimit të Damaskut, e ka dënuar aksionin amerikan, transmeton Koha.net.
“Ne e dënojmë fuqimisht veprimin e njëanshëm dhe sulmin(…) kundër bazës ajrore Al-Chaayrate me pretekstin e një sulmi kimik të martën në Khan Cheikhoun”, ka thënë zëdhënësi iranian i MPJ-së, njofton lefigaroonline.
Ai ka shtuar se “këto masa do ta përforcojnë terrorizmin në Siri dhe do ta komplikojnë situatën në këtë vend e në rajon”.