Kabineti i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu ka dhënë kumtesë sot në mëngjes në të cilën lavdërohen goditjet e SHBA’ve në Siri, me vlerësimin se Donald Trump me këtë ka dërguar porosinë e ashpër se përdorimi dhe zgjerimi i armatimit nuklear nuk do të tolerohet.
Në kumtesë shtohet se Izraeli shpreson se mesazhi i Trump’it kundër regjimit të Assad’it do të ndihet jo vetëm në Damask, por gjithashtu edhe në Teheran dhe në Penian, kanë transmetuar mediet izraelite.
Lavdërimeve të intervenimit amerikan i është bashkangjitur edhe Arabia Saudite e cila sot në mëngjes e ka lavdëruar vendimin e guximshëm të presidentit amerikan Donald Trump, që të kryej sulmin në Siri si përgjigje në sulm me armë kimike në atë vend.