Kollçaku: Kosova rrezikon që shpejt të mbetet pa profesionist shëndetësorë

Fatmire Kollçaku nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë  se Kosova rrezikon që  shumë shpejt të mbetet  pa profesionist shëndetësorë.

Ajo në një konferencë për media tha se  studentët e mjekësisë e kanë prioritet që pas përfundimit të shkollimit, të dalin jashtë vendit.

“Ikja e pacientëve dhe ikja e qytetarëve për kërkim të shërbimeve shëndetësore, tregon që do të kemi problem edhe sa i përket edhe profesionistëve shëndetësorë. Janë rreth 400 profesionistë që po ikin nga vendi”, tha ajo.

Kollçaku tha se edhe buxheti për shëndetësi nuk ka pas asnjëherë rritje të duhur, derisa shtoi se  90 përqind e punëtorëve punojnë në kushte jo të mira

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme