Një grup i të ashtuquajturëve Patriot maqedonas, të veshur me bluza të zeza dhe me kryq të madh kanë publikuar se do të mbrojnë atdheun e tyre nga armiqtë potencial. Anëtarët e rreth 20 shoqatave të ashtuqtuajtura patritoke në një takim në Veles nënshkruan marrëveshje për bashkëpunim dhe kanë dhënë betimin se do të luftojnë me të gjitha mjetet kundër prishjes së maqedonisë.Ata thanë se qëllimi i tyre është që të ngrisin zërin për ruajtjen e interesave shtetërore dhe kombëtare në këto ditë të rënda, ndërsa kanë theksuar se ata janë të gatshëm që të veprojnë me të gjitha mjetet edhe paqësore por edhe të dhunshme që të mbrojnë atdheun, transmeton Televizioni Koha.
Nga Ministria e Punëve të Brendëshme nuk kanë dalur me ndonjë qëndrim lidhur me masat preventive për anëtarët e shoqatave patriotike të cilët publikisht janë kërcënuar se do të marrin masa që të mbrojnë atdheun.
Poashtu tashmë nëpër rjetet sociale përhapen zëra se shumë shpejt mund të pritet që të riogranizohet njësia e Luanëve, ndërsa këtë informatë e ka bvërtetuar edhe Toni Mihajllovski, ish pjesëtarë i kësaj njësie, transmeton Televizioni Koha.
Tërë këto tensione janë ngritur kundër Platformës të partive shqiptare ndërsa gati se një muaj e gjysmë mbahen protesta në shumë qytete të maqedonisë kundër kësaj platforme.Poashtu edhe disa portale kanë publikuar se kanë filluar formimet e brigadave popullore për mbrojtje të Maqedonisë.