Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka pritur në një takim babanë e dy fëmijëve që u vranë në sulmin kimik të së martës në Siri. Menjëherë pas sulmit me armë kimike Yusuf Abdulhamid me fëmijët e tij, Aya dhe Ahmed, në krahë, u nis drejt një spitali në Turqi. Kishte shpresë së do t’i shpëtonte, por ata dhanë shpirt pa hyrë në territorin turk,transmeton Klan Kosova.
Fotoja e tij me dy fëmijët e pajetë në krahë bëri gjiron e rrjetit, duke prekur miliona njerëz të botës.
Turqia prej vitesh mirëpret rreth tre milionë refugjatë që janë larguar nga Siria në përpjekje për të shpëtuar jetën nga luftimet e ashpra.