Ministrja Edita Tahiri përmes Turqisë përpiqet të tërheqë investitorë të huaj

Ministrja për Dialog e Kosovës,  Edita Tahiri është takuar me Presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishani me të cilin biseduan për zhvillimet e fundit në të dyja shtetet si dhe rritjen e bashkëpunimit në kuadër të angazhimeve të përbashkëta për integrimet euroatlantike.

Në këtë takim që u zhvillua në Stamboll me rastin e pjesëmarrjes në Samitin ekonomik euroaziatik, ministrja Tahiri ka vlerësuar lartë mbështetjen e Shqipërisë për forcimin e shtetit të Kosovës, rritjen e njohjeve si dhe përshpejtimin e integrimit të Kosovës në strukturat euroatlantike.

Ajo theksoi se Shqipëria është krah i fuqishëm për Kosovën në rrugëtimin shtetëror dhe kombëtar, ndërkaq theksoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit për të përballuar sfidat e reja të sigurisë për Kosovën, Shqipërinë por edhe gjithë rajonin.

Ndërsa Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani theksoi se Shqipëria i gëzohet progresit që po bënë Qeveria e Kosovës për të zhvilluar shtetin në planin e brendshëm dhe të jashtëm, në të mirën e gjithë qytetarëve.

“Përparimet e Kosovës drejt integrimit evropian, nënshkrimi i Marrëveshjes Stabilizim Asocim janë tregues që Kosova është në rrugën e drejt. Shqipëria mbështet fuqishëm perspektivën euroatlantike të Kosovës dhe ne do jemi në një bashkëpunim dhe bashkërendim të veprimtarisë tonë së bashku për realizimin e këtij qëllimi madhor” ka thënë Nishani.

Gjatë këtij takimi është rikonfirmuar rëndësia e bashkëpunimeve në fushat konkrete në të mirën e të dyja shteteve dhe kombit shqiptar në përgjithësi.

E gjatë qëndrimit në Stamboll, ministrja Edita Tahiri ka zhvilluar një varg takimesh me qeveritar dhe politikan nga vende të ndryshme.

Ajo është takuar me Natiq Aliyev, Ministër i Energjisë së Azerbajxhanit, me ish-ministrin e Mbrojtjes së Austrisë, Werner Fasslabend, ish zëvendëskryeministrin e Malit të Zi, Jusuf Kalamperovic, me deputetin e Parlamentit të Turqisë, Selahattin Minsolmaz, me një delegacion nga India të përfaqësuar nga Këshilli Ekonomik i Bizneseve, me Aziz Sahin, President i Këshillit Evropian të Bashkëpunimit të Bizneseve të Turqisë dhe i Iniciativës për Binjakëzimin e Qyteteve.

Takimi me ish-ministrin e Mbrojtjes së Austrisë, Werner Fasslabend, ishte i veçantë për faktin se ai ka qenë Ministër i mbrojtjes së Austrisë në periudhën dhjetë vjeçare të çlirimit të Kosovës , ku biseda u përqendrua në evokim kujtimesh të bashkëpunimit nga ajo kohë, ndërsa ministrja Tahiri e falënderoi atë dhe Austrinë për gjithë mbështetjen për Kosovën, duke përmendur edhe faktin se Austria kontribuoi edhe me aplikimin për kodin telefonik shtetëror për Kosovën pranë ITU-së dhe se Kosova ka tashmë kodin e vet telefonik.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme