Në BDI ende po mendohen nëse do t’i tërheqin ministrat nga Qeveria. 10 ditë pas paralajmërimeve fillestare se kuadrot e Ahmetit mund t’i lëshojnë pozitat e ministrave, ende nuk ka vendime konkrete. Nga kjo parti thonë se nëse vendosin t’i tërheqin ministrat kjo do të jetë porosi e qartë se BDI-ja është e gatshme për çdo hap që të jetë pjesë e shumicës së re.
Sipas një pjese të analistëve, nuk përjashtohet mundësia që kjo të jetë vetëm blerje kohe. Çdo ditë e kaluar në gjoja konsultime, ngadalë po skadon afati i veprimit të Speciales, vlerëson Agim Jonuz.
Kur flasim për krim shtetëror, ai bëhet në mënyrë sistemore. Nëse kemi situatë në të cilën dikush nuk do që Specialja të shkoj deri në fund, dëshiron ta pengojë me 350 skenarë të mundshëm, kemi pyetjen mos vallë edhe dikush tjetër ka frikë se Specialja do të shkoj deri në fund. E vetmja mënyrë është të blihet kohë derisa të skadojë afati në të cilin Specialja duhet të zbardh rastet – tha Agim Jonuz- Analist.
Në fillim të muajit lideri i BDI-së, Ahmeti deklaroi se zgjedhjet e reja nuk do të ishin zgjidhje për krizën, por duhet të gjenden zgjidhje të tjera. BDI për momentin në Qeveri merr pjesë me 9 nga 26 ministra.
Alsat-M