VMRO-DPMNE: Në Maqedoni nuk do të realizohen platforma të huaja

VMRO DPMNE-ja insiston që të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare në mënyrë që të ndëshkohet siç thonë, struktura mafioze e LSDM-së dhe në të njëjtën kohë të pengohet zbatimi platformave të huaja ku parashikohet Ridefinimi i shtetit, zbatimi i dygjuhësisë, ndryshimi i himnit, stemës e flamurit.

Nga kjo parti thonë se populli duhet ti kundërshtojë këto risi të imponuara nga jashtë pasi Maqedonia nuk mund të shndërrohet në shtet binacional dhe duhet të mbetet multinacional.

Sipas VMRO DPMNE-së, LSDM-aj e ka pranuar platformën shqiptare për të shpëtuar kriminelët e partisë dhe se qytetarët nuk janë  të obliguar që ti paguajnë faturat e siç e quajnë, kriminelit të aboluar Zoran Zaev dhe kreut të ngushtë të partisë.

Siç thonë nga partia e Gruevskit, Zaevi nuk ka të drejtë që pas shpine të bëjë marrëveshje për skenare dhe platforma të huaja që janë përpiluar pas zgjedhjeve pasi kjo është një mashtrim për qytetarët. U përmend edhe fenomeni i zvarritjes së seancës konstituive të Kuvendit ku  VMRO DPMNE-ja akuzon LSDM-në për Puç dhe shkelje të rregullores së Kuvendit dhe të Kushtetutës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme