Arifi: Maqedonia është peng i tregtarëve të lirë me populizmin

“Maqedonia për momentin është peng i tendencës ashtu siç shihet jo-reale dhe jo-demokratike nga një grup i caktuar i njerëzve në formë fizike të politikanëve dhe tregtarëve të lirë me populizmin, të cilët problemet e brendshme dhe frikën përpiqen që ta paraqesin “betejë patriotike” për mbrojtjen e shtetit nga një armik virtual”, kështu deklarohet për “DW”, nënkryetarja e BDI-së dhe kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi.

“Në historinë politike dhe letrare ajo është më e konsumuar dhe shumë herë ajo tezë është pastruar, e karakterizuar për elita të caktuara totalitare, të cilët janë të humbur në nevojat personale për pushtet, e cila asnjëherë nuk ka qenë për kapacitetin e tyre intelektual. BDI për momentin është në kontakt të vazhdueshëm për gjetjen e formës së veprimit në mënyrë demokratike dhe paqësore, e cila do të mundësonte transferim dhe funksionim të qetë të pushtetit, pa asnjëfarë pasoje të stabilitetit dhe rendit demokratik të vendit. Veprimi ynë i përbashkët politik me shumicën e re parlamentare nënkupton formimin sa më shpejtë të qeverisë reformuese, e cila disa herë ka qenë e treguar nga partnerët tanë BE dhe SHBA”, thotë Arifi.

Ajo pajtohet me liderin e partisë së sa, Ali Ahmeti, se “përballja nuk është ndëretnike, por ndërpartiake”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme