Arbana Xharra kërcënohet me jetë: Ia vizatojnë kryqin tek dera e banesës

Një prej kërcënimeve më serioze ndaj gazetarëve në Kosovë ka ndodhur dhjetë ditë më parë ndaj Arbana Xharrës, Kryeredaktore e Gazetës “Zëri”. Pranë derës së apartamentit ku jeton dhe në parkingun ku e lenë veturën, persona deri më tash të panjohur kanë vizatuar shenjën e kryqit me ngjyrë të kuqe. Rasti është hapur në Policinë e Kosovës.

Një prej gazetareve më të njohura në Kosovë, Arbana Xharra është kërcënuar këto ditë nga persona ende të panjohur.

“Kemi lajmëruar policinë dhe njësiti i krimeve të rënda po merret me rastin”, deklaroi Xharra për Gazetën Express, të hënën.

Ajo ka treguar në detaje sesi ka ndodhur rasti. Xharra thotë se kërcënimi në formë kryqi është vizatuar pasi që ajo ka dalë nga apartamenti.

“Andini (bashkëshorti) kur ka dalë prej banesës dhe e ka pa te dera këtë shenjë. Kanë dalë me pa nëse ka kamera diku rrotull. Tu kërku kamera e kane pa që edhe në parking ku unë e parkoj veturën është e njëjta shenjë”.

Ajo më pas e ka lajmëruar rastin në Polici, por deri më tash nuk ka asgjë konkrete në këtë drejtim.

Arbana Xharra kohën e fundit ka marrë kërcënime të ndryshme.

“Javët e fundit është bërë linçim i madh ndaj meje, nga disa taborë; radikalë fetarë dhe individë brenda Lëvizje Vetëvendosje”, ka thënë Xharra.

Ajo përmend fushatën që është bërë nga mediume të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Portali Pampress ka bërë shpifje në emër të sarkazmës gjoja unë e kam sulmuar Kryeredaktorin e saj më armë, ndërkohë portale tjera në Maqedoni dhe Kosovës kanë lëshuar edhe gënjeshtra të tilla gjoja daja im ishte bashkëpunëtor i regjimi…”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme