Policia në Prizren ka arrestuar dy të dyshuar pasi që kanë mbajtur një person pa dëshirën e tij në lokalet e firmës së tyre.
Ngjarja, e cila është vlerësuar si rrëmbim ka ndodhur në rrugën “Ukë Bytyqi” në Prizren me ç’rast viktima ka arritur që të arratiset nga të dyshuarit duke kërcyer nga kati i dytë i objektit.
Viktima ka pësuar lëndim e trupore dhe i është ofruar trajtim mjekësor.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit pasi janë intervistuar, janë dërguar në mbajtje.