Hyn në shtëpi si vjedhës, nipi tenton të plaçkitë gjyshërit e tij

Nipi ka tentuar ta plaçkitë gjyshen dhe gjyshin derisa kanë fjetur pardje mbrëma në shtëpinë e tyre në Shtip, me ç’rast e ka lënduar gjyshen duke e goditur dy herë në kokë.

Siç informon sot Ministria e Punëve të Brendshme në buletinin e rregullt, dje rreth orës 00:30 në Shtip, vjedhësi e ka thyer xhamin e derës së hyrjes nga shtëpia pronë e S.M (77) dhe P.M (74) ka hyrë brenda dhe ka mbuluar kokën dhe fytyrën.

“Ka hyrë në dhomën ku ka fjetur gjyshja dhe gjyshi, të cilët janë zgjuar pasi e kanë dëgjuar trokitjen dhe thyerjen e xhamit, dhe u ka kërkuar para. P.M është nisur drejtë tij dhe ka arritur t’ia hekë mbulesën në kokë me ç’rast e ka njohur se vjedhësi është nipi i tyre K.S. (31) nga Shtipi. Në atë moment K.S. me dorë e ka goditur P.M në pjesën kokës pas çka është rrëzuar në dysheme, ndërsa K.S ka vazhduar të kërkojë para. Pasi ka arritur të ngrihet dhe është nisur drejtë kuzhinës, që të merr ndonjë send me të cilin do të mbrohej, K.S. e ka arritur edhe njëherë e ka goditur me dorë në pjesën e kokës, pas çka ka ikur pa arritur t’u merr para ose send tjetër të vlefshëm “, informon MPB.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme