Organizata joqeveritare Mjekët pa kufij njoftuan të martën se 600 migrantë janë zhdukur pas evakuimit të përdoruesve të kampit të migrantëve në veri të Francës, i cili është shkatërruar në zjarr.
Shefja e këtij grupi në Francë, Koren Tor tha se 1.500 migrantë kanë mbetur pa kulm mbi kokë pas zjarrit të natës së kaluar në kampin në vendin Grand-Sant te Dankirk, në të cilën u shkatërruan shtëpizat e tyre prej druri.
Sipas saj, 900 emigrantë të evakuuar janë vendosur përkohësisht në sallat e edukatës fizike, ndërkohë që nuk ka informacione se ku kanë mbetur edhe rreth 600 migrantë.
“Thjesht, nuk e dimë se ku ndodhen”, tha ajo.
Kampi te Dankirk është hapur në vitin 2016, ndërsa e ka ndërtuar organizata joqeveritare Mjekët pa kufij.