Djali i Trump: Ivanka i tha Presidentit të bombardonte Sirinë

Vendimi i Presidentit amerikan Donald Trump për të bombarduar ushtrinë e Bashar al-Assad ishte ndikuar shumë nga vajza e tij, Ivanka, e cila pasi kishte parë pamjet e sulmit kimik të Assad mbi civilët ishte nervozuar shumë.


Kështu ka bërë të ditur djali i Presidentit amerikan dhe vëllau i Ivankas, Eric Trump. Në një intervistë për The Daily Telegraph, ai tha se Ivanka ka pasur ndikim vendimtar në vendimin për bombardimin e Sirisë.

“Jam i sigurt se ajo ka thënë: Dëgjo, kjo është e tmerrshme. Babai im do të intervenojë”, tha Eric, duke shtuar se Ivanka është nënë e tre fëmijëve dhe se ndikimi i saj në Shtëpinë e Bardhë është i lartë, shkruan TIME.

Më tutje, ai tha se babai i tij, pra Presidenti, nuk mund të frikësohet nga Rusia rreth Sirisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme