Ambasadori Delawie i zhgënjyer me liderët kosovarë

Ambasadori amerikan Greg Delawie është shprehur i zhgënjyer me deputetët e Kuvendit të Kosovës, pasi këta të fundit nuk arritën që ta miratojnë Ligjin Për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale.


Përmes një publikimi në rrjetin social Twitter, Delawie, i cili ka këshilluar shpesh politikanët kosovarë që të shtyjnë përpara këtë ligj, shprehu zhgënjimin e tij lidhur me dështimin e deputetëve për ta miratuar këtë ligj.

“I zhgënjyer me faktin që liderët kosovarë nuk po mund t’i mbledhin votat për të mbyllur vrimat në ligj, të cilat u lejojnë kriminelëve që kanë lidhje me politikanët që të dalin nga burgu”, shkroi Delawie.