Parkon pa leje, dënohet me 1.7 milionë euro

James Adams nga Kent i Anglisë, ka parkuar pa leje dhe për këtë ka marrë një dënim që kap vlerën e 1.7 milionë eurove.

Meqenëse duhej të kryente një punë për shpejti, shoferi nuk u kujdes se ku po e lë veturën. Por, kur i erdhi tiketa përmes e-mailit, ajo e tmerroi, transmeton Telegrafi.

“Sapo e hapa llogarinë dhe pashë shumë zero, nisi më të rrihte zemra fort. Diçka nuk ishte në rregull dhe fillova të brengosem”, ka thënë Adams për dënimin me 1.4 milion funteve .

Në vend se të merrte dënimin prej 14.10 funtesh, ‘Parkmobile’ ka bërë një gabim teknik që i ka ndryshuar shifrat. Sipas kësaj del se ai është ‘dënuar’ të paguajë parking për 743 vite

Por, kompania e ka tërhequr dënimin dhe ka kërkuar falje.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme