“Kurir”: Po përgatitet sulm kundër serbëve, urdhërues Ramushi

Mediet në Serbi vazhdojnë fushatën kundër vëllezërve Haradinaj e me këtë edhe kundër Kosovës për gjoja sulmet që po përgatiten kundër serbëve, që jetojnë në vendin tonë.

Ky alarm i rremë serb mban në këmbë tash e sa ditë jo vetëm opinionin e Serbisë, por edhe atë ndërkombëtar në Kosovë e jashtë saj.

Një medium serb ka shkuar edhe një hap më tej në këtë drejtim. Portali “Kurir” sot ka bërë një “zbulim” të ri. Sipas informatave që gjoja i paska, të marra nga shërbimi sekret informativ serb në Kosovë, Ramush Haradinaj, i cili po mbahet në Francë që nga 4 janari këtij viti, vetë ai, ka urdhëruar që në rast të dorëzimit të tij në Serbi, siç thotë gazeta, “të vriten e të digjen serbë në Kosovë”.

Gazeta, përmbajtja e të cilës reklamohet në portal thotë se “informatorët tanë janë në dijeni se vëllezërit Haradinaj kanë planifikuar sulm nëpër enklava dhe sulm në veri të Kosovës nëse ish – udhëheqësi i UÇK-së dhe ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, nga Franca dorëzohet në Serbi”.

gjithë ballina e kësaj gazete mbulohet me fotot e vëllezërve Haradinaj dhe me gjoja deklaratat e tyre për sulm e zhdukje të serbëve të Kosovës, transmeton Koha.net.

Në këtë sulm, sipas “Kuririt” do të merrnin pjesë edhe pjesëtarët e njësive speciale të Kosovës.

Fryrja e zjarrit dhe shtrembërimi i fakteve, përkatësisht përdorimi i gënjeshtrës për të vërtetën, tashmë është normë morale serbe. Kjo normë është përdorur më së shumti në Kosovë. Madje, kanë bërë edhe krime kundër popullatës së vet me qëllimin që fajin t’ua lënë shqiptarëve. Të kujtojmë vetëm rastin “Panda” në Pejë.

Nuk përjashtohet mundësia që edhe kësaj radhe, Serbia të inskenojë sulmin aq shumë të thirrur nga ana e saj në veri dhe për këtë të fajësojë shqiptarët e Kosovës, e madje edhe ndërkombëtarët.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme