Hoxhaj në New York Times: Rusia po e përdor Serbinë për hakmarrje ndaj Perëndimit

Në një kolumnë për gazetën e përditshme amerikane “New York Times”, ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka shkruar se Rusia është duke e përdorur Serbinë për t’u hakmarrë ndaj NATO-s, SHBA-së dhe Perëndimit me skema për ta rikthyer dominimin rajonal që e humbi me rënien e perandorisë sovjetike.

“Është e qartë se Rusia nuk është duke e përdorur Serbinë vetëm për të rifituar terren në Ballkan, por po ashtu edhe për të kërkuar hakmarrje ndaj NATO-s, Shteteve të Bashkuara dhe Perëndimit, me skema për ta rikthyer dominimin rajonal që e humbi kur perandoria sovjetike ra,” ka shkruar Hoxhaj në kolumnën e tij për të përditshmen amerikane, përcjell Express.

Hoxhaj, më tej shkruan në kolumnën e titulluar “Kosova e ndjen dorën e rëndë të Rusisë parmës Serbisë” se në zgjedhjet e tyre presidenciale të 2 prillit, serbët jo vetëm që e kanë përkrahur një qeveri nacionaliste e cila vazhdon ta mohojë pavarësinë e Kosovës, por edhe e kanë mundësuar një fitore të nevojshme për Rusinë, e cila pak ditë para zgjedhjeve kishte autorizuar transportimin e aeroplanëve luftarakë dhe tankeve për Serbinë, natyrisht për ta ndihmuar atë që të rimarrë pushtetin në Ballkan.

“Në ndjekje të kësaj, mund të pritet prej Serbisë që të krijojë, natyrisht me urdhër të Rusisë, një sferë të ndikimin duke i shfrytëzuar dhe nxitur minoritetet serbe në Bosnje, Kosovë, Mal të Zi, edhe deri diku edhe në Kroaci dhe Maqedoni,” shkruan Hoxhaj.

Strategjia e Serbisë kundër Kosovës është që ta përdorë minoritetin serbë për t’i kundërshtuar institucionet kosovare dhe për të nxitur tensione, ka thënë ai.

Hoxhaj shton se provokime të ngjashme, të mbështetura nga Rusia, kanë ndodhur edhe në Bosnje dhe Mal të zi, përfshirë edhe tentim puçin i cili do ta kishte parandaluar anëtarësimin e Malit të Zi në NATO, i cili tani është proces që ka nisur.

“Është më rëndësi që të gjithë ta shohin Serbinë ashtu siç është e jo siç pretendon të jetë. Është më rëndësi që të shihet përdorimi i Serbisë nga Rusia për të rimarrë pushtetin,” ka shkruar Hoxhaj.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme