“Nëse Ramushin e çojnë në Serbi, luftë do të ketë jo vetëm në Kosovë por edhe në Maqedoni e Mal të Zi”

Paralajmëimet e deputetit të AAK’së, Daut Haradinaj se ekstradimi i liderit të AAK’së, ish kryeministrit Ramush Haradinaj në Serbi do të nxiste një konflikt të ri janë konfirmuar edhe nga ish bashkëluftëtarët e zonës së Dukagjinit.

Në një intervistë për portalin Sakte.net, ish bashkëluftëtari i Ramush Hajradinajt, tani kryetar i OVL të UÇK në Istog, Bekë Berisha është deklaruar lidhur me procesin gjyqësor që është duke u zhvilluar ndaj z. Ramush Haradinaj në Francë, por ka folur edhe për gjendjen e gjendjen e veteranëve të luftës në përgjithësi, veçanërisht në zonën e Dukagjinit.

“Gjendja e veteranëve në Rrafshin e Dukagjinit është e keqe. Thuajse të gjithë janë të papunë. Prej krejt brigadës 133 të cilën e përfaqësoj unë si organizatë, prej 1.200 veteranëve vetëm njeri prej tyre punon! Dhe kjo ngaqë ai është i afërt me PDK – në. Nga ky numër, 3 nga ta janë punësuar në Komunë, e dy të tjerë janë pjesëtarë të Policisë së Kosovës. Që të gjithë të tjerët janë të pa punë dhe jetojnë në varfëri. Qeveria jonë është “kujdesur” për ta që mos t’i lë të ngopen me bukë”, kështu e fillon rrëfimin për portalin Sakte.net, ish komandanti Bekë Berisha.

Sipas tij, ndalimi i Ramush Haradinajt në Francë është i papranueshëm për të gjithë veteranët ngaqë ai është shpallur në dy procese gjyqësore i pafajshëm nga Gjykata e Hagës për të cilën gjë është në dijeni edhe Franca.

“Mendojmë se francezët do ta shfrytëzojnë çdo mundësia burokratike që ta mbajnë sa më gjatë Ramush Haradinajn sepse dihet miqësia historike që ata kanë me serbët. Këtu kanë gisht edhe institucionet e Kosovës ngaqë i kanë shërbyer Serbisë me informata sepse vendi ynë nuk ka pasur kurrë Qeveri më antikombëtare”, shprehet Berisha.

Megjithatë, ai nuk beson se Franca do ta dorëzojë Haradinajn në Serbi ngaqë, sipas tij, Kosova është një shtet i pavarur, ndërsa deklarimet e Daut Hradinajt i ka quajtur si keqinterpretim nga mediat.

Por, i pyetur se çfarë do të ndodh nëse Haradinaj do të ekstradohej në Serbi, bashkëluftëtari dhe bashkëudhëtari politik i Ramush Haradinajt shprehet i prerë:  A do të thotë luftë ekstradimi i Ramushit , të jeni të sigurt se po . Edhe nuk do ta pësojnë veç serbet e Kosovës, por do ta pësojnë të gjithë, edhe shqiptaret, edhe maqedonët, edhe malazezet, edhe qeveria jone kuislinge./Sakte.net