Deputeti i AAK-së në Kuvendin e Kosovës, Daut Haradinaj ka deklaruar se nuk ka kërcënuar se Kosova do të mbetet pa serbë nëse vëllai i tij, ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj do të ekstradohet nga Franca për në Serbi.
“Unë kam thënë se dikush në Serbi dëshiron që të provokojë të njëjtën situatë sikur në vitin 1999 dhe në këtë rast përgjigjja do të jetë e njëjtë. Nuk kam kërcënuar unë, kam thënë mos na provokoni, pasi koha e Millosheviqit ka kaluar”, ka thënë Daut Haradinaj për mediat serbe.
Ai ka hedhur poshtë të ketë deklaruar se në Kosovë do të ketë spastrim etnik të serbëve, në rast të ekstradimit të Ramush Haradinajt në Serbi, duke thënë se liderët në Beograd “nuk i japin pesë para” për serbët e Kosovës./Gazeta Blic