Komuna e Vushtrrisë ka kërkuar vazhdimisht që masakra ndaj popullatës civile, e kryer nga forcat serbe me 2 maj të vitit 1999, në Studime të Vushtrrisë, të hetohet nga Gjykata Speciale.
Zëdhënësi Shemsedin Preteni thotë se insitucionet komunale,respektivisht një Komision i drejtuar nga zyrtari Bahri Bivolaku, ka punuar kohë të gjatë në mbledhjen e materialit për masakrën e Studimes . Për këtë masakër Preteni thotë se ka pasur dëshmitar në procesin kundër Millosheviqit në Hagë,kurse dosja me emra të dëshmiraëve dhe të kriminelëve ka kohë që i është dorëzuar Eulexit.Mjerisht, deri tash nuk kemi informacione se EULEX-i ka treguar gatishmëri që të merret me këto raste apo ka bërë ndonjë veprim për arrestimin e kriminelëve.
Përderisa kriminelët të cilët kanë kryer masakrën e Studimes ,të Vushtrrisë dhe shumë masakra të tjera, Preteni thotë se nuk dënohen, atëherë është kot çdo përpjekje për normalizim të marrëdhënieve, pasi që ai tregon se dëshmitarët i kanë përshkruar shumë mirë, nuk kanë ngurruar në zbulimin e identitetit te vrasësve.
“Gjykata Speciale nuk duhet të kufizohet vetëm në krimet e supozuara të UÇK-së, por t’i trajtoj të gjitha krimet e luftës, të cilat nuk i ka trajtuar deri tash për arsye subjektive apo objektive sipas radhës. Është absurde që të atakohet një rast apo të merret me një drejtësi, në bazë etnike, ndërkaq dhe me qindra masakra në Kosovë të mbeten të pa trajtuara”,a thënë Preteni.
Në Studime të Vushtrrisë forcat serbe vranë 116 persona civilëtë cilët u nxorën nga kolona e qindra njerëzve që kishin marrë rrugë për Shqipëri.
Nga dëshmitarët mësohet se 116 civilët u pushkatuan brenda dy orëve.
Familjarë dhe qytetarë të tjerë kujtojnë çdo 2 maj këto viktima.