Një aksident trafiku me pasoja fataliteti është raportuar në orët e mesditës së sotme rreth orës 12:00 të datës 16 prill 2017.
Siç konfirmon edhe Policia e Kosovës, aksidenti ka ndodhur në rrugën rajonale Mitrovicë – Skenderaj, përkatësisht në segmentin rrugor në fshatin ’’Klinë’’.
Po sipas njoftimit të Policisë, në aksident ishte e përfshirë një veturë civile, ku si pasojë një person i moshës rreth 17 vjeçar, ka ndërruar jetë, ndërsa dy të tjerë janë duke u trajtuar në QKU Prishtinë.
“Nga ekzaminimet e para të bëra në vendngjarje nga hetuesit e njësisë së trafikut rajonal, bëhet e ditur se shkaktar dyshohet të ketë qenë pakujdesia, mos përshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës të drejtuesit të automjetit”, thuhet ndër tjerash në njoftim.
Më tej bëhet e ditur se trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për obduksion. /Telegrafi/