Lajm i keq për Kim Jong-un: Trump vendos në rajon sistemin që rrëzon raketat e Koresë së Veriut

SHBA-ja dhe Koreja e Jugut kanë rënë dakord për vendosjen e hershme të sistemit të mbrojtjes raketore, i projektuar për të rrëzuar raketat e Koresë së Veriut, shkruan “The Independent”.

 

Vendimi për të aktivizuar sistemin e njohur si “THAAD” thuhet se erdhi gjatë bisedimeve mes Presidentit të Koresë së Jugut, Hëang Kyo Ahn dhe Zëvëndespresidenti amerikan Mike Pence, i cili paralajmëroi Korenë e Veriut se “epoka e durimit strategjik ka mbaruar!”.

Koreja e Veriut, lëshoi të dielën një raketë, e cila shpërtheu në ajër pak pasi u nis, në kundërshtim me kërkesat e Presidentit amerikan Donald Trump, i cili i ka kërkuar vendit t’i japë fund programit të tij bërthamor.

Trump paralajmëroi se është duke dërguar një armatë shumë të fuqishme në gadishullin Korean, pak pasi Koreja e Veriut  kërcënoi SHBA-në me pasoja katastrofike për shkak të mbëritjes së luftanijeve amerikane.

Në një intervistë me rrjetin televiziv “Fox News” të martën në mbrëmje, Presidenti amerikan paralajmëroi se lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong un është “duke bërë gjënë e gabuar”, me kërcënimet bërthamore.

“Ne jemi të dërguar një armatë shumë të fuqishme – tha zoti Trump – Ne kemi nëndetëse….shumë të fuqishme….shumë më të fuqishëm se aeroplanmbajtëset “.

Presidenti amerikan bëri njoftimin e bujshëm pasi Pheniani kërcënoi se do t’i përgjigjet çdo agresioni amerikan, shkruan “Syri.net”.

“Ushtria jonë revolucionare është vëzhguar çdo lëvizje të armikut me sytë nga armët tona bërthamore “, ka thënë gazeta shtetërore koreanoveriore.

Trump ka dërguar tashmë aeroplanmbajtësen “Carl Vinson” sebashku me disa luftanije dhe aeroplanë  të tjerë, nga Australia në Paqësorin perëndimor për shkak tensione të vazhdueshme në rajon, pas stërvitjeve ushtarake që përfshijnë forcat amerikane dhe ato Koresë së Jugut

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme