Prej ditës së diel e gjithë fuqia vendimmarrëse në Turqi ka kaluar vetëm në një palë duar, ato të presidentit Recep Tayyip Erdogan.
Ky forcim i pushtetit të presidentit turk Erdogan reflekton në shtetet e Ballkanit, në të cilat ai tash sa kohë ka investuar në shtrirjen e influencës së tij, shkruan sot gazeta Zëri.
Pushtetin e tij Erdogan do ta shfrytëzojë edhe jashtë Turqisë përmes metodave të ndryshme. Shqiptarët në përkrahje të tij në Maqedoni kanë festuar për fitore. Njohësit e çështjeve politike në Kosovë e në Maqedoni thonë se pas referendumit do të pësojnë ndryshime karshi Turqisë e vendeve të Ballkanit.
Kjo sepse, siç cekin analistët, figura e Erdoganit vetëm sa do të vjen duke u forcuar, e kjo fuqi e tij do të reflektojë edhe në marrëdhëniet mes shteteve të rajonit.
Baraliu: Referendumi, ndryshim radikal
Njohësi i çështjeve politike në vend, Mazllum Braliu, e sheh si ndryshim radikal kalimin e referendumit në Turqi.
“Një ndryshim po aq sa hermetik, aq edhe radikal i kushtetutës. Një riorientim i shtetit, pretendim për ta riorientuar shtetin turk në një drejtim tjetër presidencial”, ka thënë ai.
Më tej, ai cek se referendumi do të ndikojë në ato shtete që kanë nevojë për përkrahjen e Turqisë.