Edi Rama: Nëse nuk pranon Evropa, bashkohen Shqipëria e Kosova

Nëse për Shqipërinë nuk do të ketë vend për anëtarësim në BE, atëherë nuk ka zgjidhje tjetër, përveç bashkimit të Shqipërisë me Kosovën.

Kështu ka thënë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një intervistë për Policito, në të cilën ka folur për aspiratat e shqiptarëve për të qenë pjesë e Evropës, gjë për të cilën thotë se vlen për krejt rajonin.

“Ekziston një mungesë e kuptimit ose mungesë e vizionit për të kuptuar që këtij rajoni i duhet Europa por edhe Europës i duhet ky rajon”, ka thënë Rama.

I pyetur nëse e ka hequr nga tavolina e opcionin e bashkimit me Kosovës, Rama ka thënë: ”Jo, sepse mënyra e vetme për të mbajtur Ballkanin në paqe dhe bashkëpunim është- që të të jetë shtegu i hapur për BE për të patur një perspektivë të qartë, për të mbajtur emocionin pozitiv për BE-në. Askush nuk do të dëshironte të kthehej në unione të vogla, çdokush do të dëshironte të jetë pjesë e unionit të madh. Por nëse nuk ka shpresë, s’ka perspektivë, s’ka hapësirë, atëherë edhe unionet e vogla mund të ngjajnë”, ka thënë Rama./Periskopi

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme