Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka thënë se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që po lehtësohet nga Bashkimi Evropian, ka nevojë për ndryshime, si në dinamikën e bisedimeve ashtu edhe në aspektin e zbatimit të marrëveshjeve. Këto komente, Mustafa i ka bërë gjatë debatit të organizuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike në katër vjetorin e arritjes së Marrëveshjes së parë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Shefja e zyrës së BE-së në Kosovë Natalija Apostolova tha se Asociacioni i Komunave serbe duhet të themelohet sa më shpejtë.