Zbardhet Kosova: Bora dhe minusi do të vazhdojnë

Evropa përfshirë edhe Kosovën është përshkuar nga bora në stinën e pranverës duke shkaktuar kështu kaos gjithandej.

Ndonëse, ditët e para të pranverës ishin me diell këtë javë Kosova do të jetë e përfshire nga moti i ftohët, bora dhe shiu.

 

Besim Aliut nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës i tha lajmi.net se temperaturat do të shkojnë deri në minus 4 gradë Celsius.

“Në viset malore temperatura do të shkojë deri në minus 4 gradë Celsius, ndërsa në viset e ulëta 0 deri në minus 1 gradë”, ka thënë Aliu.

Më pas, ai njoftoi, se reshjet e borës e përzier më shi do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, ndërsa sipas tij, ditët më diell do të kthehen pas së shtunës.

“Në viset malore do të ketë borë, ndërsa në viset e ulëta do të ketë shi dhe borë e përzier. Ditët më diell do të kthehen pas të shtunës”, tha krejt në fund Aliu nga IHMK.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme