Analisti Lorenc Vangjeli i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” ka komentuar fatin e zgjedhjeve të qershorit dhe krizën politike në të cilën ndodhet vendi.
Këshilltari i Ilir Metës është shprehur se nëse LSI, nuk hyn në zgjedhje më PS, atëherë rriten shanset që Basha të futet në zgjedhje.
Sipas Vangjelit, gjithë përpjekja e opozitës ishte që të ndante PS dhe LSI.
“Kjo është një manovër aritmetike. E majta e bashkuar është në shumicë në Shqipëri.
Përjashto ’92 të gjitha rezultatet tregojnë se e majta është në shumicë. Gjthë përpjekja e opozitës ishte në këtë gjë, o i ndante këta të dy, i shikonte këta të dy si një shqiponjë.
Po të ishte bërë kjo gjë, që Rama dhe Meta të ishin në sherr me njëri-tjetrin, Basha kishte më shumë shanse të hynte në zgjedhje”,- tha Vangjeli. /albeu.com/