Kongresmeni Elliot Engel ka shprehur gëzimin e tij për lirimin e Ramush Haradinajt nga gjykata franceze, duke theksuar se pret që kjo ta lejojë rinisjen e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit.
Ai ka deklaruar se Serbia duhet të punojë më shumë në normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, ndër të tjera, edhe të gjykojë kriminelët serbë që kanë kryer krime në Kosovë, njofton Klan Kosova.
“Jam i lumtur që ish-kryeminstri i Kosovës, Ramush Haradinaj, u lirua sot nga gjykata franceze. Shpresoj që ky veprim t’i lejojë Prishtinës dhe Beogradit t’i kthehen rrugës së rëndësishme të normalizimit të raporteve mes dy vendeve”.
Por arrestimi i tij nuk do të duhej të ndodhte. Nëse Serbia do ta trajtonte seriozisht normalizimin e raporteve me Kosovën, nuk do ta ndiqte Haradinajn, që është shpallur dy herë i pafajshëm nga një gjykatë ndërkombëtare”.
“Që të jem i sinqertë, Serbia duhet të pastrohet nga brenda, që të dëshmojë se do t’i bashkohet Europës demokratike. Është dashur qëmoti që ajo t’i gjykojë qytetarët e saj për pastrimin etnik të Kosovës. Duke pranuar armë të teknologjisë së fundit nga Vladimir Putin, Beogradi është duke u bërë pjesë e një gare armatimi që kërcënon fqinjët dhe cënon parteritetin me Shtetet e Bashkuara”. /klankosova.tv