Pas evakuimit, në ora 22:35 është dhënë urdhër për oficerët e policisë në terren për të inspektuar të gjitha hapësirat në Parlament për evantualisht ndonjë person që ka nevojë për kujdes mjekësor, thanë nga Ministria e Brendshme.
“Gjithashtu është dhënë urdhër ndaj policëve të Sektorit të Punëve të Brendshme për të kontrolluar spitalet në qytet për të konfirmuar për numrin e njerëzve të lënduar dhe shëndetin e tyre,” thuhet në deklaratë.
Policia ka nisur edhe me arrestimet e para nga turma e madhe e mbështetësve të iniciativës “Për Maqedoni përbashkët” të cilët dhunshëm u futen në Parlament, dhe plagosen shumë deputetë dhe gazetarë.