Analisti politik, Haki Abazi ka reaguar për gjendjen e krijuar në Maqedoni duke kërkuar seancë të jashtëzakonshme nga parlamentet e rajonit përfshirë edhe Kosovën dhe Shqipërinë. Në një status në rrjetin e tij social, Abazi ka thënë se gjendja e krijuar në Maqedoni e rrezikon sigurinë e përgjithshme në Ballkan dhe rrugëtimin Evropian dhe Euroatlantik.
“Padrejtësitë dhe dhuna e ushtruar kundër votës dhe institucioneve të dala nga vota qytetare dhe fati dhe trajtimi i të burgosurve kërkon seancë të jashtëzakonshme nga parlamentet e rajonit përfshirë edhe Kosovën dhe Shqipërinë”, ka thënë Abazi, i cili është drejtor i Fondacionit Rockefeller Brothers për Ballkanin Perëndimor, raporton Zëri.info. Gjithashtu, ai ka thënë se duhet kërkuar nga organizatat ndërkombëtare, Bashkimi Evropian dhe Kombet e Bashkuara seancë urgjente të Këshillit të sigurimit për të garantuar të drejtat e njeriut dhe funksionimin kushtetues të institucioneve shtetërore.
Postimi i plotë:
Gjendja e krijuar ne Maqedoni e rrezikon sigurinë e pergjithshme ne Ballkan dhe rrugetimin Evropian dhe Euroatlantik. Padrejtesitë dhe dhuna e ushtruar kunder votes dhe institucioneve të dala nga vota qytetare dhe fati dhe trajtimi I të burgosurve kerkon seance të jashtezakonshme nga parlamentet e rajonit perfshire edhe Kosoves dhe Shqiperine. Gjithashtu duhet kerkuar nga organizatat nderkombtare, Bashkimi Evropian dhe Kombet e Bashkuara seance urgjente të keshillit të sigurimit per të garantuar të drejtat e njeriut dhe funksionimin kushtetues të institucioneve shteterore.