Ministrja Hoxha tërheq nenet kundër shpifjes dhe fyerjes

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, ka urdhëruar largimin e dy neneve nga drafti për plotësim/ndryshimin e Kodit Penal, atij për Shpifjet ndaj Shtetit dhe Simboleve të Shtetit si dhe Shpifja ndaj Organeve Kushtetuese.

Në një prononcim për Insajderi, ministra Hoxha ka thënë se faktor për heqjen e këtyre dy neneve nga drafti, kanë qenë edhe kundërshtimet e medieve dhe shoqërisë civile.

“Normal që të gjitha komentet që i kemi pranuar ne, kemi qenë të obliguar me i futë në draft mandej rrjedhën ato dy nene që janë marrë nga kodi penal i Gjermanisë. Normal që nuk bën të bëjmë asgjë pa konsensus. Nëse s’ka konsensus minimum në grup punues e le ma më gjerë, kështu që kam urdhëruar me i tërheq”, ka thënë ministrja Hoxha.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme