“Na lodhën “partiotat” e BDI-së duke u shitur shqiptarëve dushk për gogla.
15 vite deputetët e BDI-së gjatë fjalimeve të tyre
janë kujdesur që të mos ua prishin interesin partive maqedonase.
15 vite ministrat e BDI-së nuk e kanë ngritur zërin për interesat shqiptare, vetëm e vetëm të mos ua prishin interesin partive maqedonase.
15 vite qeveritarët e BDI-së, nuk i kanë mbrojtur shqiptarët nga vrasjet dhe burgosjet e montuara, vetëm e vetëm të mos ua prishin interesin partive maqedonase.
15 vite zyrtarët politik dhe qeveritar të BDI-së, i kanë shërbyer interesave politik të njërës parti maqedonase (qoftë VMRO ose LSDM) kundrejt partisë tjetër maqedonase (LSDM ose VMRO), por gjithmonë në kurriz dhe në dëm të interesave shqiptare.
9 vite BDI-ja ka shkelur mbi LSDM-në duke bërë veprime politike për t’i shërbyer dhe mbrojtur interesat e VMRO-së.
Sot e njëjta BDI po “shkel”mbi VMRO-në, duke u kujdesur që të bëjë veprime politike për t’i shërbyer dhe mbrojtur interesat e LSDM-së (bile të dyja partive maqedonase).
Sot,e njëjta BDI, nëpermjet shefave dhe zëdhënësve të tyre të kapur nga VMRO-ja, për të mbyluar dështimin e ministrit të tyre, (fajtorin kryesor të dhunës ndaj deputetëve, edhe atyre shqiptarë), kot mundohen të hedhin pluhur mbi Lëvizjen BESA.
Sot, e njëjta. BDI, nuk ka si ta mbuloj turpin historik që kryetari i tyre nuk pati guximin të merr pjesë në një rast aq të rëndësishëm politik.
Sot e njëjta BDI, nuk ka si ta mbuloj skenarit e errët dhe ogurzi, i cili doli në shesh me faktin që deputetët e saj bashkë me ata të VMRO-së i mbronin deputetët tjerë nga huliganët maqedonas.
BDI-ja, asnjëherë me asnjë veprim politik nuk i shërbeu dhe mbrojti interesat shqiptare.
Sot, Lëvizja BESA është krenare që me veprimin e saj në kuvend qëndroi deri ne përfunidmin e procesit si dhe legjitimoi zgjedhjen e kryetarit të ri të këtij inctitucioni ligjvënës.
Sot Lëvizja BESA me të gjitha veprimet e saj politike (përfshirë edhe këndimin e himnit në kuvendin e shtetit) nuk kujdeset që t’i shërbejë interesave dhe intrigave të VMRO-së e as LSDM-së, por sot dhe gjithnjë Lêvizja BESA do t’i shërbejë popullit shqiptar dhe interesave të tyre afatgjate qofshin ato interesa historike, kombetare dhe ekonomiko-sociale.
Andaj, bashkëkombasit tanë shqiptarë, posaqërisht ata pak që kanë qenë në çfarë do qoftë dyshimi, edhe ata do të binden në vizionin politik të Lëvizjes BESA për një ardhmëri të barabartë kombëtare, me mirëqenie europiane.“, – ka shkruar anëtari i Kryesisë Qendrore në Lëvizjen BESA, Zejd Rexhepi.