Piter Fejt: Në Maqedoni po luhet me zjarrin

Nacionalistët në Maqedoni janë duke “luajtur me zjarrin” teksa refuzojnë të lëshojnë pushtetin, ndërsa Bashkimi Evropian duhet të konsiderojë ndalimin e procesit të aderimit në mënyrë që të gjejë zgjidhje për ngërçin e rrezikshëm në të cilin është futur Shkupi zyrtar. Këto janë vlerësimet e ish-të dërguarit që ndihmoi në shmangien e një lufte civile në vendin ballkanik në vitin 2001.

Kriza politike afatgjatë në ish-republikën jugosllave devijoi në përplasje të dhunshme të enjten mbrëma, kur mbështetësit e partisë VMRO-DPMNE, disa prej të cilëve me maska, mësynë Parlamentin pasi shumica e re parlamentare zgjodhi kryeparlamentarin shqiptar Talat Xhaferi, hapi i parë ky për të zëvendësuar qeverisjen e udhëhequr nga nacionalistët, transmeton KP.

Ngjarjet, në të cilat kreu i opozitës Zaev dhe deputeti i LR-PDSH-së Ziadin Sela u gjakosën, sikurse edhe disa deputetë të tjerë, shtuan frikën se kriza politike po del jashtë kontrollit dhe mund ta kthejnë vendin mbrapa në konfliktin ndëretnik, 16 vite pasi diplomacia perëndimore shmangu një luftë civile të përgjakshme.

Nacionalistët e ish-kryeministrit Nikola Gruevski kanë bllokuar formimin e qeverisë së re të udhëhequr nga socialdemokratët opozitarë, duke i akuzuar këta se kanë bërë një marrëveshje me përfaqësuesit shqiptarë që rrezikon të përçajë vendin, duke lejuar përdorimin më të gjerë të gjuhës shqipe.

Pieter Feith, i cili në rolin e zgjidhësit të problemeve të Ballkanit nga NATO, ndihmoi në vitin 2001 të negocionte marrëveshjen e paqes që i dha fund muajve të tërë përplasjesh mes forcave maqedonase të sigurisë dhe guerilëve shqiptarë, për të shmangur kështu përshkallëzimin e mëtejshëm.

“Nacionalistët, – thotë ai, – po luajnë me zjarrin. Hapi i radhës që mund të imagjinoj unë, dashtë Zoti nuk ndodh, – nëse do të bëhet armatimi i popullsisë si në vitin 2001, atëherë do të jemi në prag të një lufte civile”, tha Feith për Reuters.

Ai ka shërbyer gjithashtu edhe si i dërguar i BE-së për rajonin, ndërsa aktualisht është këshilltar i lartë diplomatik në Institutin Evropian të Paqes, që mbështet ndërmjetësimin e BE-së dhe përpjekjet për zgjidhjen e konflikteve.

Diplomati holandez sugjeroi se Bashkimi Evropian, e cila duket se ka humbur disi levat diplomatike në Ballkan për shkak të hezimit gjithnjë e më të dukshëm për t’u zgjeruar me vendet e tjera të rajonit, po i konsideron tashmë edhe sanksionet.

“Ekzistojnë mundësitë për sanksione, disa të formës së ndalimit të udhëtimeve apo të aspektit financiar, të drejtuara specifikisht kundër udhëheqësisë së VMRO-së”, tha Feith.

I pyetur nëse është në favor të sanksioneve, apo nëse po konsiderohen nga BE-ja, Feith miratoi këtë të dytën.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme