Kryeministria britanike i përgjigjet akuzave të BE-së: Nuk vij nga një planet tjetër

Kryeministrja britanike, Theresa May u shpreh sot se nuk vinte nga ndonjë galaktikë tjetër në lidhje me negocitat me BE për Brexit, duke iu përgjigjur kritikave të zyrtarëve evropianë të raportuara nga media duke e akuzuar si mjaft kërkuese.

Çështja ishte paraqitur edhe në “Sunday Times”.

“May jeton në një tjetër galaktikë, shprehet Brukseli”, shkruan gazeta, përpara se të jepte detaje të takimit që u mbajt të mërkurën në Londër, mes Theresa May dhe presidentit të Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker dhe kryenegociatorit të Bashkimit Evropian, Michel Barnier.

Shefja e ekzekutivit britanik do të kishte dashur në këtë mënyrë të konfirmonte bisedimet rreth një marrëveshje tregtare mes BE dhe Britanisë së Madhe para zgjiedhjes së çështjes së ndjeshme të faturës së divorcit, një fakt i refuzuar nga ana e evropianëve.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme