Mediat serbe: Rama, Thaçi, Pacolli e Haradinaj po korruptojnë zyrtarë serbë

Gazeta serbe “Alo”, thotë se politikanë të rëndësishëm shqiptarë, si Behgjet Pacolli dhe Ramush Haradinaj, po korruptojnë zyrtarët serbë të qeverisë aktuale të Serbisë, për blerjen e pasurive të patundshme në jugun e Serbisë.

Burime të kësaj gazete thonë se i gjithë ky plan është duke u bërë me idenë e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, dhe Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Sipas këtij shkrimi, plani i politikanëve shqiptarë është që ky territor të bëhet pjesë e Shqipërisë së madhe.

“Është për habi se si disa njerëz nga departamenti ekonomik i  Qeverisë së Serbisë, si dhe agjencive të veçanta, për një kohë shumë të shkurtër nga ana e nëpunësve të zakonshëm janë bërë pothuajse manjatë”, thuhet në këtë shkrim, duke aluduar se ata u pasuruan nga pagesat e paligjshme marrë nga politikanët shqiptarë.

“Alo” shkruan se disa njerëz të qeverisë serbe janë lidhur me biznesmenët shqiptarë nga Kosova.

“Ata janë të lidhura me biznesmenë dhe politikanë shqiptarë nga Kosova dhe marrin edhe ryshfet. Kështu u mundësojnë atyre që të zotërojnë edhe kompani shtetërore në Serbi”.

Gazeta serbe shkruan, duke iu referuar një burimi të saj, se situata është shumë e ngjashme me atë të paraluftës në Kosovë, transmeton Klan Kosova.

“Shqiptarët masovisht blejnë pasuri të patundshme serbe me çmime marramendëse, vetëm për t’i larguar serbët nga ato prona, sikur paralufte”.

“Për shkak të serbëve të pangopur, shqiptarët përmes miliarderit kosovar Behgjet Pacolli dhe nën kujdesin e Ramush Haradinajt po i bëjnë këto veprime”.

Mediat serbe edhe pra disa dita patën raportuar se miliarderi dhe politikani kosovar, Behgjet Pacolli, ka ndarë 250 milionë euro për të blerë toka në jugun e Serbisë.

Madje, edhe vet presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, pohoi këtë javë që kanë prova se shqiptarët, përmes tri biznesmenëve të saj janë duke planifikuar për të blerë tokë dhe fabrika në jug të Serbisë.

Shkrimi i gjatë i “Alo” përkundër dyshimeve që ngreh, nuk prezanton asnjë fakt.

S’ka asnjë zyrtarë me emër, i cili, sipas kësaj media, është i lidhur me politikanët e lartcekur shqiptarë.

Kjo media, dhe të tjera, edhe në të kaluarën kanë shkruar shkrime të tilla – bazuar më shumë në gjykime, sesa në fakte.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme